Dje gazetari Berat Buzhala ankohej se pse në Gjirin e Lalzit në klubet e natës vendosej dhe dëgjohej muzikë serbe, e Cecës, këngëtares së njohur, njëkohësisht bashkëshortja e kriminelit çetnik famëkeq Arkan.
Ai dhe të tjerë që reaguan kërkonin që të respektoheshin ata qindra-mijëra turistë kosovarë, të mos fyheshin duke vendosur këngët e saj, por të vendoseshin këngë shqiptare.
Mirëpo sot këngëtarja Ceca është rikthyer sërish në vëmendje duke krijuar polemika në rrjete sociale. Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë me një video në Instagram. Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në të.