spot_img

Çeferin e sulmon Superligën Evropiane: Ëndrrat nuk blihen, nuk do të krijohet ajo Ligë

spot_img

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin në Kongresin e UEFA-s në Paris ka folur sot për Superligën Evropiane, të cilën shtëpia e futbollit evropian e kundërshton fuqishëm dhe formimin e saj eventual e konsideron si ilegal.

“UEFA e feston 70 vjetorin e saj, 70 vjet të ndërtuar me histori, traditë, pasion, unitet, guxim dhe kreativitet. Në këtë moment, disa persona po mundohen ta shkelin krejt këtë. Po mundohen ta ndërrojnë këtë model evropian të futbollit, përkundër suksesit të tij. Prezantohen si shpëtimtarë të futbollit kur në realitet po përpiqen t’ia hapin varrin. Po shiten si viktima kur në realitet nuk janë asgjë më shumë se grabitqarë”, deklaroi fillimisht numri 1 i futbollit evropian, përcjell “Gazeta Express”.

“Klubet janë të lira të hyjnë në gara të reja nëse duan, askush s’dëshiron t’i ndalojë dhe askujt nuk i është thënë se nuk mundet të hyjë. Mund të bëjnë çfarë të duan, edhe t’i bashkohen ‘Zombie League’ siç është thirr nga tifozët anglezë apo ajo që unë e quaj ‘Pleonexia League’. Pleonexia është dëshirë për të pasur gjithnjë më shumë, më shumë para, më shumë fuqi, më shumë kapital, më shumë prestigj, më shumë se gjithçka që lidhet me sensin e superioritetit, lakmisë dhe krenarisë. Ata nuk ngopen kurrë”, vazhdoi ai.

“Ata duan gjithmonë e më shumë dhe nuk ju intereson nëse të tjerët kanë më pak, ata janë superiorët. Duan gjithmonë më shumë edhe nëse nënkupton shkatërrimi i pjesës tjetër. Kjo është arsyeja se përse kjo ligë është e rrezikshme. Tifozët e futbollit nuk janë budallenj, tifozët e dinë se futbolli nuk është në shitje. Nuk mund të blesh ëndrra”, përfundoi Çeferin. /Gazeta Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img