Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se kanë ndarë dy milionë euro për stadiumin e qytetit të Shtimes.
Çeku, me tjerash theksoi se me këtë po e zbatojnë planin pesvjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin.
“Për futbollin dhe futbollistët e Shtimes kemi ndarë dy milionë euro për të ngritur në nivel profesional stadiumin e qytetit. Ky projekt i renovimit të tërësishëm dhe zgjerimit të stadiumit synon modernizimin e infrastrukturës së futbollit në këtë qytet”, shkroi Çeku.
“Me vendosmëri po e zbatojmë planin tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin”.