spot_img

Celina transferohet në Turqi, aty ku është edhe një tjetër lojtar i Kosovës

spot_img

Bersant Celina do të bëhet shumë shpejt me klub të ri.

Sipas mediave britanike, futbollisti kosovar pritet ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Më saktësisht, përfaqësuesit kosovar ofertë i ka bërë klubi i Superligës turke, Kasimpasa, shkruan “Gazeta Express”.

Celina është në pronë të klubit francez, Dijon, i cili garon në ligën e dytë franceze.

Ai e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi në Ipswich Town, i cili luan në divizionin e tretë të futbollit anglez.

Edhe pse klubi nga “Portman Road” ishte i interesuar për ta mbajtur lojtarin, ish-futbollisti i Manchester Cityt e ka ndarë mendjen dhe po mendon të luajë në ligën elitare turke.

Mësohet se Celina dhe përfaqësuesit e tij aktualisht gjenden në Stamboll për ta finalizuar lëvizjen.

Pra, Celina mund të bëhet bashkëlojtar me futbollistin tjetër të Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img