Evana Gjata është “zhdukur” sërish nga rrjetet sociale, teksa vihet re edhe mungesa e saj në tregun muzikor këtë verë, kur projektet e reja janë të shumta.
Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.
Mungesa është vënë re edhe në rrjetet sociale, teksa postimet e saj të fundit datojnë rreth 1 muaj më parë, kur Elvana iu bashkua fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të minorenes në një shkollë në Babrru.
Kështu, të gjithë po pyesim se ku ka humbur Elvana?