spot_img

Çfarë Kroacie; Vetëm 30 vite jetë, 4 milionë banorë, tri herë mes 4 më të mirave të botës

spot_img

Kombëtarja e re e Kroacisë pa dritë në vitin 1992. Ndeshja e parë ishte miqësorja kundër Australisë, më 7 maj të po këtij viti. Që atëherë, kroatët kanë arritur tri herë në gjysmëfinale të një Kupës së Botës.

Një arritje e pabesueshme, edhe sepse Kroacia është një vend që me as 4 milionë banorë. Shpërthimi i parë ndodhi në “Francën ’98”, në pjesëmarrjen e saj të pare në Botëror, ku kombëtarja e ardhur nga vendi që përjetoi luftërat e fundit ballkanike mbërriti në gjysmëfinale për të sfiduar mikpritësit, pasi poshtëroi kampionen në fuqi të botës, Gjermaninë (3-0).

Në vitin 1998, një dygolësh nga Thuram i dha fund ëndrrës (2-1), por skuadra e atëhershme e drejtuar nga Miroslav Blazevic do të ngushëllohej duke fituar medaljen e bronztë, falë suksesit ndaj Holandës. Në botërorët e viteve 2002, 2006 dhe 2014, nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, ndërsa në vitin 2010 as u kualifikua në Kupën e Botës.

Finalja në Rusi, katër vjet më pare, është histori e kohëve të fundit. Përsëri, ishte Franca ajo që i dha fund ëndrrës. Ndoshta edhe këtë edicion përsëritet e njëjta finale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img