spot_img

Çfarë ndodhi me rastin e gruas që përkthente duke rënkuar në seancën e Kuvendit

spot_img

Një përkthyese kishte lëshuar pasthirrma të çuditshme gjatë seancës së Kuvendit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të mbajtur më 9 mars të këtij viti. Teksa gruaja përkthente fjalimin e një deputeteje nga gjuha turke në atë shqipe, u dëgjua duke rënkuar e në një moment e thirrë edhe emrin Baton. Këtë videoxhirim shumëkush e interpretoi si kryerje të marrëdhënieve seksuale gjatë orarit të punës.

Disa ditë pasi incizimi u bë viral gjithandej nëpër rrjetet sociale, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit konfirmoi nisjen e hetimeve lidhur me këtë rast.

“Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike”, njoftoi Kuvendi.

Njoftimi i lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, sqaronte se përkthyesja zyrtare e gjuhës turke atë ditë kishte munguar për shkaqe shëndetësore dhe ishte zëvendësuar nga një përkthyese e re.

“Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup”.

“E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj”, thuhej më tej në sqarimin e tyre.

Tre muaj më pas, rasti në fjalë po vazhdon të hetohet. Lidhur me këtë ngjarje nuk është nxjerrë ende asnjë përfundim.

Këtë e ka konfirmuar në një përgjigje me shkrim për Gazetën Sinjali, Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës.

“Rasti është në procedurë. Me përfundimin e të njejtit, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës për Gazetën Sinjali.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img