Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Shqipëri, këtë herë në qytetin e Durrësit.
Një 22-vjeçar është vetëhedhur nga pallati e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Mediat lokale raportojnë se viktima është shtetasi me iniciale K.T.
Ai ishte në banesë me vëllain e tij, në momentin kur është vetëhedhur.
Ka qenë vëllai, ai që ka njoftuar ambulancën dhe policinë, por fatkeqësisht, i riu kishte ndërruar jetë në vendngjarje. Kujtojmë se dhe pak më herët raportuam për një vajzë 22-vjeçare nga Vlora që kishte rënë nga kati i pestë, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë.