Policia e Kosovës ka kryer bastisje gjatë ditës së sotme në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Rastin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë zëdhënësi i policisë për rajonin e e veriut, Veton Elshani.
“Janë gjetur pesë armë, ka mundësi që janë nga sulmi i fundit i 24 shtatorit”, tha shkurt Elshani.
Pas sulmit në Banjskë, Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal armësh në Manastrin e Banjëskës, ku ishin të vendosur grupi terrorist, që kreu sulmin më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vratë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.