Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është duke e mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Challandes ka demaskuar disa futbollistë të Kosovës, të cilët e kanë shantazhuar atë për t’i aktivizuar nga minuta e parë.
Ai duke folur për situatën e Bernard Berishës, ka zbuluar problemet që ka pasur në të kaluarën me Bersant Celinën dhe Lirim Kastratin.
“Celina më ka dërguar mesazh se në ndeshjet e ardhshme nuk do të vijë, nëse nuk aktivizohet. Po ashtu ka qenë situatë e njëjtë edhe me Lirim Kastratin, shikoni se në cilin kamp dhe do ta gjeni. Secili futbollistë që thotë jam i gatshëm, ai me të vërtetë duhet të jetë i gatshëm për Kosovën si në fushë si nga pankina rezervë. Kjo është filozofia ime dhe nuk do ta ndryshojë”, deklaroi Challandes.