Chelsea e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Conference League.
Blutë e Londrës, sot shënuan fitore si mysafire e Astanës, me rezultat 1-2.
Golat për skuadrën Mareskës u shënuan nga Guiu, i cili shënoi dy herë dhe njëherë realizoi Veiga.
Për skuadrën ku aktviziohet Nazmi Gripshi, shënoi Tomasov.
Kujtojmë që Gripshi luajti vetëm tre minuta në këtë sfidë.
Pas kësaj fitore Chelsea ka grumbulluar 15 pikë dhe pozicionohet në vendin e parë.