Thomas Tuchel po fokusohet në merkato pasi fitoi Ligën e Kampionëve. Thomas Tuchel i ka treguar edhe Roman Abramovichit dëshirat e tij për sezonin e ardhshëm. Harry Kane, Declan Rice, Romelu Lukaku dhe Adama Traore janë në radarin e tij, sipas The SUN.
Gjermani e mori detyrën vetëm në janar, por ka dërguar londinezët perëndimorë në majën e futbollit evropian dhe ka synimet e tij për rekrutët e rinj.
Tuchel ka në dispozicion 200 milion funte nga Roman Abramovich. Rusi shpenzoi shumë para edhe 12 muaj më parë, por është gati të shkojë përsëri në tregun e transferimeve.