spot_img

Cikloni sjellë reshje atmosferike, shi dhe borë!

spot_img

Reshje shiu do të fillojnë orëve të hershme të mëngjesit në shumë vise të Republikës së Kosovës dhe në viset malore do të fillojnë reshjet e borës. Cikloni i cili mund të cilësohet edhe si dimëror do të kalojë nga jugu i Adriatikut në drejtim të viseve tona dhe pastaj në drejtim të Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ky ciklon është në kuadër të ciklonit shumë të fuqishëm amë që gjendet në Ukrainë. Cikloni do të sjellë edhe reshje bore në viset malore të territoreve tona, por reshje bore do të ketë edhe në zona të ulëta në veri të Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Reshje afatshkurtra bore mund të ketë edhe në disa vise më të ulëta urbane në Republikën e Kosovës.

Në përgjithësi në gati tërë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut priten reshje shiu, vende-vende intensive. Reshjet do të pushojnë orëve të pasdites apo mbrëmjes. Gjatë natës dhe mëngjesit të së hënës për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së masës së ftohtë ajrore mund të ketë ngrica në disa vise në Kosovë dhe viset kodrinore-malore të rajonit. Megjithatë, bërthama e ajrit të ftohë polar gjendet në Evropën qendrore dhe pjesë të Evropës perëndimore e veriperëndim të Ballkanit, prandaj në viset tona acari do të jetë lokal dhe jo aq i fortë.

Gjatë ditës së Hënë do të kemi përmirësim të motit, ritje të temperaturave dhe intervale kohore me diell, por reshjet e shiut do të rikthehen të Martën dhe lokalisht priten reshje dhe rrebeshe intensive shiu. /MeteoBallkan

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img