Media zvicerane Blick.ch, ka raportuar për rrahjen mes shqiptarëve në aeroplanin, që ishte nisur nga Prishtina për në Bazel.
Skenat e rrahjes përshkruhen si shkatërruese. Sipas një lexuesi të Blick, dy personat që u rrahën mes vete janë vjehrri dhe dhëndrri.
Ata ishin grindur me njëri-tjetrin edhe para fluturimit, përcjell bota sot.
Përplasja mes tyre, ka vazhduar edhe në parkingun e aeroportit në Zvicër. Por, atje ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar dy personat.
Shkaku i rrahjes ende nuk është bërë i ditur.