spot_img

Cima i Ballkanit: Çeferin ka të drejtë, rezultat i suksesit tonë është edhe puna e z. Ademi dhe e gjithë FFK-së

spot_img

Pas hedhjes së shortit ku FC Ballkani mësoi kundërshtarin në fazën e grupeve, ishte Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili FC Ballkanit por edhe gjithë tifozëve iu përcjelli urimet nga i pari i UEFA-së, z. Çeferin.

Ai në urimin e tij kishte uruar edhe z. Ademi duke e inkurajuar të vazhdojë ta zhvillojë futbollin kosovarë, kjo pasi që si rezultat i përkushtimit të tij, rezultatet kanë filluar të vijnë, duke aluduar daljen në Evropë të FC Ballkani.

E për të i komentuar këto deklarata, ne e kemi kontaktuar të parin e FC Ballkanit, z. Arsim Kabashi i cili është njeriu që i e priu suksesit të kësaj skuadre deri tek suksesi që sot po e përjetojnë.

Kabashi ka thënë se padyshim se e kanë ndjerë përkrahjen dhe punën e z. Ademi dhe komplet FFK-së duke thënë se z. Çeferin ka të drejt kur thotë se pjesë e suksesit tonë është edhe z. Ademi.

“Presheva Jonë” z. Kabashi, tash kur kanë kaluar gati 24 orë nga suksesi historik i KF Ballkanit dhe kur jeni ndoshta pak më të qetë, cilat janë emocionet tuaja për atë që arritët mbrëm?

Kabashi: Nuk e di, tek tash pasi kanë kaluar këto orë kemi filluar të besojmë në suksesin e arritur, ja ka vlejtë i gjithë investimi, koha e mundi. është ndjenjë e papërshkrueshme thjesht.

“Presheva Jonë” është thënë se keni premtuar një shumë të konsiderueshme për futbollistët nëse arrijnë ta mposhtin Shkupin, a do ta mbani fjalën?

Kabashi: Sigurisht se po, ne deri këtu kemi arritur duke e mbajtë fjalën e do ta mbajmë edhe kësaj rradhe, i kemi premtuar afër 500 mijë euro të cilat do ti pranojnë futbollistët e ekipit.

“Presheva Jonë” A keni arritur të bisedoni me trainerin apo skuadrën pas hedhjes së shortit, a jeni optimist se do ta kaloni edhe fazën e grupeve, pse jo të mos ndodhë mrekullia?

Kabashi: Të them të drejtën nuk kemi pasur ndonjë emocion të vecant, e dijmë se tashmë secila ekip është më e mirë se ne, për shkak edhe të mungesës së përvojës, nuk kemi pasur naj preferencë, kushdo që do tna vinte, ka qenë i mirëseardhur. Na kanë ra disa klube që janë më të mira se ne, por nuk na kanë rënë më të vështirat, e ne do ta bëjmë më të mirën e mundshme që të nxjerrim sa më shumë nga kjo mundësi.

“Presheva Jonë” Gjatë ditës së sotme, pas shortit, përmes presidentit Ademi janë përcjellë urime nga i pari i UEFA-sëz. Ceferini për skuadrën e Ballkanit, por edhe për FFK-në, ku z. Ceferin ka vlerësuar lart edhe punën e z. Ademi në krye të FFK-së, duke iu pri sukseseve të klubeve. Si i keni parë këto deklarata?

Kabashi: Padyshim se meritë në këtë sukses tonin ka edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ne jemi nën ombrellën e FFK-së dhe merita ka Presidenti Ademi bashkë me gjithë udhëheqësinë e Federatës. Sigurisht se e vlerësoj përkrahjen, sidomos ne e kemi vërejtur si ekip për herë të parë në Evropë. I falenderoi përzemërsisht nga presidenti Ademi deri tek puntori i fundit në Federatë dhe sigurisht se duhet të ndihen edhe ata pjesë e suksesit tonë, gjithashtu na ka bë të ndihemi mirë edhe urimi nga z. Çeferini.

NGJARJE TË TJERA

spot_img