Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjakun.Para pak minutash, Ballkani ka bërë zyrtare se Bunjaku do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit kampion të Kosovës.
Më poshtë keni njoftimin:“Të dashur tifozë;
Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.
Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.
Mirë se vjen Omer Bunjaku!
32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.
Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruhet në njoftim.