spot_img

Çka dihet për krimin në QKUK: Vrasja e gruas që s’arriti të bëhej nënë, burri që ia mori jetën ende në liri

spot_img

Një krim makabër ka ndodhur sonte para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili. Viktima ishte në javën e fundit të pritjes së ëmbël e cila u kthye në tragjedi. Burri me të cilin ishte në proces divorci ia mori jetën gruas dhe fëmijës dhe më pas iku, raporton Gazeta Sinjali.

Por çfarë dihet deri më tani për këtë rast të tmerrshëm?

Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 18:00, teksa i dyshuari dhe viktima ndodheshin para klinikës, ku fillimisht kishin pasur një zënkë. Mosmarrëveshja mes tyre eskaloi, kur i dyshuari nxori armën dhe dyshohet se e qëlloi me një plumb, duke e lënë të vdekur në vend. Prej aty, ai ka ikur me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe e ka konfirmuar rastin tragjik.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se kanë pranuar informacionin për vrasjen rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë ajo.

Pasi Policia e ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë, teksa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga Mjekësia Ligjore.

Ndërkohë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas kësaj ngjarje të rëndë, duke thënë se kanë nisur hetimet.

Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gruaja që u vra sonte në oborrin e QKUK-së ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje.

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse. Bala, tha se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë.

Familja Magashi e tronditur

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe familjët e të ndjerës, të cilët në gjendje të rëndë emocionale, i kanë thënë disa fjalë para mediave. Motra e viktimës, ka thënë se e ndjera dhe burri i saj kanë pasur probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi. Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë.

Gazeta ka kontaktuar edhe Prokurorin e rastit, i cili ka thënë se ndodhen në vendin e ngjarjes dhe për momentin s’mund të japin detaje të tjera.

NGJARJE TË TJERA

spot_img