spot_img

Çka thotë pika 10 e dokumentit që u tha se Grenell ia dorëzoi Vuçiqit për njohjen e Kosovës?

spot_img

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, gjatë takimit të sotëm mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë që po ndërmjetësohet nga Emisari Special i SHBA-së Richard Grenell, tha se presidentit serb iu dorëzua një dokument me 16 pika, njëra prej të cilave ishte edhe propozimi për njohje reciproke.

Mediumi serb “B92” po thotë se ka zbuluar përmbajtjen konkrete të pikës 10 për njohje reciproke.

“Të dy palët janë të angazhuara për njohjen e ndërsjellë dhe mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin e pronës, zgjidhjen e statusit të individëve në nivelin shtetëror dhe bien dakord të hapin zyra përgjegjëse për mbrojtjen dhe raportimin mbi të drejtat e pakicave çdo vit”.
Megjithatë, më herët Grenell demantoi një lajm të tillë.

Ai në Twitter ka shpërndarë një lajm që thoshte e “presidentit Aleksandar Vuçiq iu prezantua nga Richard Grenell një dokument që ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës” dhe shkroi se nuk “ishte e vërtetë”. Por, ai nuk e qartësoi se çka në të vërtetë ishte gënjeshtër.

NGJARJE TË TJERA

spot_img