spot_img

Ballkani ia fut frikën në palcë rumunëve – Cluj e shtyn ndeshjen kampionale, përgatitet për kampionin kosovar

spot_img

Conference League këtë javë fillon fazën e grupeve, duket se skuadrat evropiane po e presin me padurim formatin i cili nisi suksesshëm një vit më parë.
Në sagën e përgatitjeve për ndeshjen e parë, kampioni i Kosovës Ballkani nuk e la anash edhe derbin ndaj Prishtinës, të cilën e përmbylli në favor të vetin.

Derisa rumunët i ka kapur frika në prag të ndeshjes Ballkani – Cluj, duke e shtyerë edhe ndeshjen kampionale në futbollin e Rumanisë.

Mediumi rumun “ProSport.ro” e ka bërë një shkrim interesant për skuadrën therandase duke e quajtur edhe si “Juventusi nga Kosova”.

“Dan Petrescu, i frikësuar nga ‘Juventusi i Kosovës’ para debutimit në Ligën e Konferencës. Kundërshtari i CFR Cluj në top formë pas fitores në derbi. Pa asnjë humbje”, shkruhet në titullin e artikullit nga mediumi rumun.

Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu ka probleme serioze para duelit me Ballkanin, kundërshtarin e parë të CFR Cluj. Tekniku i kampionit rumun ka arsye të frikësohet nga udhëtimi në Kosovë duke qenë se CFR Cluj do të ndeshet me një skuadër që është në formë të shkëlqyer.

Më tutje, ky medium shkruan se Cluj e ka shtyrë derbin me FCSB për shkak të përgatitjeve sa më të mira për ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës. Mbrojtja e shkëlqyer e Ballkanit do ta bëjë ziliqar Petrescun, aq më tepër pasi skuadra e tij nuk është aq e sigurtë në mbrojtje.

Më pas, “ProSport.ro” e përmend edhe fitoren e djeshme 0:1 të Ballkanit në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës, si dhe statistikën pa humbje në 90 minuta që 11 ndeshje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img