Paris Saint Germain është i gatshëm të ofrojnë një ofertë prej 100 milionë funte gjatë afatit kalimtar të verës për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta britanike “The Independent”.
Gazeta në fjalë ka raportuar se trajneri gjerman i PSG-së, Tuchel ka punuar gjatë javëve të fundit për t’i bindur drejtuesit e klubit për transferimin e Rashfordit.
Manchester United nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë nën 100 milionë funte për sulmuesin anglez.
Sulmuesi anglez ishte i pranishëm si dhe golashënues në barazimin e Unitedit me rezultat 2:2 kundër Southamptonit të hënën, e ku e shënoi golin e tij të 21-të për këtë sezon.