spot_img

ÇMENDURI, ÇMENDURI në tunelin e Kalimashit me 307 km/orë, reperi i njohur shpëton për qime nga aksidenti

spot_img

a ka kaluar ende një javë nga aksidenti tragjik i ndodhur në rrethrrotullimin e TEG me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, sot një video e çmendur serviret në rrjetet sociale.

Dy personazhet e njohur të “Tik-Tok”, Aleks Visha dhe Kleviol Ahmeti shfaqen duke lëvizur me shpejtësi skëterrë në tunelin e Kalimashit. Ata tregojnë videon për ndjekësit e tyre, ndërsa nuk ngurrojnë të shfaqin dhe sa shënon kilometrazhi në momentin që po i drejtohen qytetit të Kukësit.

Plot me 307 kilometra në orë dy të rinjtë lëvizin me makinën e tyre luksoze, ndërsa në fund rrezikojnë dhe një makinë tip Mercedes Benz përpara tyre.

“Aleks na vrave, të kam vëlla. Bravo Aleks, bravo”, dëgjohet t’i thotë Klevioli shokut të tij që drejton mjetin dhe pas frenimit, shmang një aksident që mund të kishte rezultuar fatal me atë shpejtësi. Edhe pse çdo ditë aksidentet po marrin jetë njerezish, shqiptarët me sa duket e kanë të vështirë të ndërgjegjësohen.

NGJARJE TË TJERA

spot_img