Zgjedhjet presidenciale amerikane ishin në vëvendjen e gjithë botës gjatë javëve të fundit.
Me fitoren e Trumpit, mbetet në pritje me interes qeverisja e tij 4 vitet e ardhshme.
Ndërkohë, në fushatë tërhoqi vëmendje globale përfshirja publike e Elon Musk.
Figurat më të rëndësishme të biznesit preferojnë që suportin e tyre elektoral ta japin në prapavijë, por mesa duket Elon Musk e ka menduar ndryshe.
Mbështetja e Elon Musk ishte jo vetëm në sferën monetare, por edhe me të gjithë njohuritë operacionale për të mbështetur Trumpin.
Më surprizuese akoma, ishte vlera e majme që ai ofroi për Trumpin.
Donacioni i Musk llogaritet në vlerën e 119 milionë dollarë, çka ka kontribuar dukshëm në një fitore bindëse, shkruan abcnews.al.
Musk jo vetëm që e mbështeti publikisht dhe financiarisht Trumpin, por njëkohësisht mori pjesë dhe si folës në natën e fitores.
Mbetet për tu parë me interes përfshirja e Musk në qeverinë Trump, ku deri më tani zëra të pakonfirmuar shprehen se Trumpi do ta vendos Elon Musk në krye të një ministrie.