Ëndrra e të gjithë tifozëve për të parë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në një ekip mund të bëhet realitet. L’Equipe shkruan se Juventusi është i interesuar për shërbimet e argjentinasit.
“Pleshti” ka vendosur të largohet nga Camp Nou dhe është shumë afër ekipit të Manchester City-t. Kjo nuk ka penguar Leonardon e PSG që të flasë me babain e tij Jorgen, por jo vetëm kaq.
Prestigjozja franceze zbulon se ka qenë dhe Juventusi që ka kontaktuar menaxherin e Messit. Kampionët e Italisë duan t’i bëjnë bashkë dy futbollistët më të mirë të botës, pavarësisht se e dinë se një lëvizje e tillë është e vështirë.