Çmontohet banda shqiptare në Spanjë, i vodhën 3 milionë euro bizhuteri në vilën e Ronaldos
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 7 persona të një rrjeti kriminal shqiptar, të cilët kanë grabitur vilën luksoze të futbollistit Ronaldo Nazario në Ibiza.
Sipas policisë banda shqiptare ka grabitur ora luksoze, bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro nga shtëpia e futbollistit.

Organizatë kriminale shqiptare merrej me grabitje të vilave luksoze.
“Policia Kombëtare ka zbërthyer një organizatë kriminale dedikuar grabitjeve në vila luksoze. Së fundmi banda shqiptare ka kryer një grabitje në shtëpinë e një futbollisti të njohur. Janë arrestuar shtatë persona të një rrjeti kriminal me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se sapo kishin kryer një grabitje në vilën e lojtarit Ronaldo Nazario në Ibiza, ku sekuestruan ora luksoze dhe bizhuteri në vlerë rreth tre milionë euro”, njofton policia spanjolle.
Çmontohet banda shqiptare në Spanjë, i vodhën 3 milionë euro bizhuteri në vilën e Ronaldos
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 7 persona të një rrjeti kriminal shqiptar, të cilët kanë grabitur vilën luksoze të futbollistit Ronaldo Nazario në Ibiza.
Sipas policisë banda shqiptare ka grabitur ora luksoze, bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro nga shtëpia e futbollistit.
ADVERTISING
Sipas medieve vendase sendet e vjedhura u gjetën në makinat që kriminelët merrnin me qira.
Ndërkohë mësohet se banda shqiptare ka kryer edhe tre grabitje tjera, në provincën e Malaga-s dhe në ishullin Balearik të Ibizës, ku janë gjetur prova që i lidhin me 15 sulme të tjera ndaj shtëpive luksoze në provincat e Alicante, Malaga dhe Murcia. /abcnews.al/