Kandidati pë deputet në listën e PDK-së, Nezir Çoçaj, sot ka takuar simpatizantët e kësaj partie në Prizren.
Ai ka thënë se PDK është shtylla mbajtëse e shtetit të Kosovës, njofton Scanner.
“Nuk mund të na gjunjëzon asnjë shpifje e as sondazhe të porositura, këtë do të dëshmojmë me 14 shkurt të bashkuar për Kosovën“, ka shkruar Çoçaj në Facebook.
Statusi i plotë:
Sot, së bashku me kanditatët Hisen Berisha dhe Gresë Baraliu takuam anëtar e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Biseduam për situatën aktuale politike në vend, ku të vendosur dëshmuam se Partia Demokratike e Kosovës është shtylla mbajtëse e shtetit të Kosovës. Nuk mund të na gjunjëzon asnjë shpifje e as sondazhe të porositura, këtë do të dëshmojmë me 14 shkurt të bashkuar për Kosovën.
#Rimëkëmbje
#HoxhajKryeminister
#NezirÇoçaj20