Sipas bilancit të fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore serbe, 18 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, teksa janë regjistruar 386 raste të reja pozitiv me COVID-19.
Kështu tha kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila shtoi se sot është dita më e keqe nga fillimi i luftës kundër COVID- 19.
“Sot, për fat të keq, sipas një numri të madh të parametrave, është dita më e keqe nga fillimi i luftës me koronën. Në 24 orët e kaluara 18 njerëz vdiqën nga korona”, tha ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton Tanjug.