spot_img

Cristiano Ronaldo vjen me një postim pas festimit duke rënë në sexhde

spot_img

Cristiano Ronaldo e ndihmoi ekipin e tij, Al-Nassr mbrëmë në fitoren ndaj Al-Shabab duke e shënuar golin e tretë dhe të fitores.

Por, ajo që bëri bujë më shumë se goli i yllit portugez ishte mënyra e festimit të tij, shkruan “Gazeta Express”.

38 vjeçari festoi duke rënë në sexhde, me ç’rast ky veprim u bë viral në krejt botën dhe bashkëlojtarët e tij e duartrokitën.

E pas lojës, pesë herë fituesi i Topit të Artë e bëri një postim në rrjetet sociale, duke i falënderuar tifozët për mbështetjen në rrugëtimin e ekipit drejt titullit të kampionit në Arabinë Saudite.

“Një shpirt i madh i ekipit për ta rikthyer rezultatin dhe për të fituar. Falënderim i madh i tifozëve, të cilët qëndruan me ne kur kishim më së shumti nevojë”, shkroi Ronaldo në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit iu bashkua ekipit saudit gjatë dimrit, ndërsa flitet se mund të largohet prej aty gjatë verës që po vjen, me mundësi të rikthimit në futbollin evropian.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img