spot_img

Crvena Zvezda tregon forcën që në aeroport, në Shqipëri me optimizëm për fitoren

spot_img

Ekipi i Crvena Zvezdës, ose siç njihet ndryshe Red Star, është nisur sot në orën 11:00 nga Beogradi me destinacion Tiranën, pasi do të luajë të martën në orën 20:00 kundër Tiranës në Air Albania për turin e dytë eliminator të Champions League.

Teksa niseshin drejt Tiranës, mediat serbe kanë kapur një detaj. Avioni i vënë në dispozicion të klubit është i personalizuar me emrin e trajnerit të skuadrës serbe, Dejan Stankovic, duke treguar në këtë mënyrë forcën e serbëve, që në këtë ndeshje vijnë si favorit në të gjithë aspektet përveç faktorit fushë, pasi do luhet në Shqipëri.

Sipas mediave serbe që kanë publikuar edhe fotot e futbollistëve në aeroport, pak përpara nisjes, raportohet një atmosferë tepër pozitive në skuadrën e Crvena Zvezdës, e cila përball gjen një Tiranë po ashtu optimiste pas kualifikimit me Dinamo Tbilisin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img