spot_img

Daçiq e shkel marrëveshjen në inaugurimin e presidentes së re të Meksikës: Faleminderit që nuk e ka njohur Kosovën

spot_img

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, mori pjesë në inaugurimin e presidentes së re të Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo.

Ai e falënderoi Meksikën që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Meksika nuk e njohu pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuptim, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Meksikën është interesi ynë jetik dhe kombëtar”, tha Daçiq, i cili mori pjesë në inaugurim si i dërguar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

“Meksika është një vend i madh, lider i Amerikës Latine dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve tona bilaterale do të ishte i një rëndësie të madhe për ne”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Ai tha se “miqësia e kahershme mes Meksikës dhe Serbisë” daton “më shumë se 100 vjet më parë”.

Kujtojmë se BE e ka bërë të qartë se lobimi i Serbisë kundër Kosovës, është shkelje e qartë e Marrëveshjes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img