Ato janë dy nga këngëtaret më të dëgjuara në diskografinë shqiptare dhe jo vetëm.
Fjala është për artistet e njohura Dafina Zeqiri dhe Tuna Sejdi, të cilat kishin prishur raportet me njëra-tjetrën për një kohë të gjatë për shkak të disa inçizimeve.
Megjithatë, ato u pajtuan në vitin 2017 dhe tani duket se ruajnë raporte mjaft të mira së bashku.
Dafina Zeqiri (Foto: YouTube)
Të paktën, kështu ka deklaruar Dafina gjatë një intervistë të dhënë natën e sotme për emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin.
E pyetur se si është raporti i saj me Tunën tani, Zeqiri thotë se i kanë tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet dhe se tani janë sërish mike të mira.
“Edhe unë edhe Tuna jemi shumë moti në këtë industri. Ka kaluar një kohë, Tuna i ka pranuar gabimet e veta edhe unë të miat, kanë ndikuar shumë njerëz. Sot jemi shumë nice, shumë mirë”, ka thënë ajo.
Dy femrat e famshme të estradës kanë vetëm një projekt bashkë të titulluar “Vibe”, i cili u lansua në vitin 2010 dhe ishte cilësuar si një nga hitet e asaj kohe. /Telegrafi/