spot_img

Daja e Ramadani deklarohen pas ndeshjes

spot_img

Ballkani ka shënuar fitore në kryendeshjen e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur Gjilanin.

Kampionët në fuqi të Kosovës fituan 2:0 ndaj Gjilanit në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh i lumtur me fitoren, teksa foli edhe për ndeshjen e të enjtes kundër Sivassporit në Ligën e Konferencës që luhet në Turqi.

“Jemi të kënaqur me të gjitha. Kishim përballë një ekip që ka bërë mirë në fazën e parë. Kur fitorja vjen me një ekip të fortë sigurisht se jam më i kënaqur. Të jemi të sinqertë nesër do nisim përgatitjet për në Turqi (ndaj Sivassporit). Edhe atje kemi mungesë. Kemi mungesë të Astrit Thaçit dhe Kuç që mendoj se e ka të vështirë të rikuperohet”, tha Daja për ArtSport.

Derisa, trajneri i Gjilanit, Zekria Ramadani u shpreh: “Pjesën e parë Ballkani kishin iniciativën por ne patëm dy raste të mira. Përgatitëm mirë ekipin ndaj një super skuadre si Ballkani. Në momentin më të keq pranuam golin e parë. Nuk mund të përshkruajë atmosferën e ekipit gjatë pushimit. Rrezikuam më tepër, nuk arritëm të shënojmë. Është meritë e Ballkanit. Gjithsesi në bazë të angazhimit dhe situatës jam i kënaqur me ekipin. Është humbja e tretë radhazi. Kjo është situata momentale. Gjatë pushimit patëm një atmosferë të rëndë”, tha Ramadani për ArtSport.

“Në fillim nuk ishim të kënaqur. Por me atë që po përballemi ne, jemi duke e dhënë maksimumin nga ekipi dhe mundohemi të nxjerrim më të mirë nga futbollistët. Nuk duhet të jemi të kënaqur por është një periudhë e vështirë”

Autogoli i Arbër Prekazit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë vulosi epilogun e 45 minutave të para të kësaj sfide.

Meriton Korenica realizoi golin e dytë dhe të rezultatit përfundimtar në minutën e 88-të.

Ballkani ngritet në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, kurse Gjilani ka 14 pikë në pozitën e tretë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img