Ballkani ka mposhtur Dritën në derbin e madh të zhvilluar në Suharekë.
Golin e vetëm e ka shënuar mbrojtësi Lumbardh Dellova në minutën e 37.
Pas ndeshjes është shprehur shumë i kënaqur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
‘Është mirë çdo herë kur fiton përballë vendit të dytë’ Dellova shënoi super gol. Me vjen mirë që kemi lojtarë që e bejnë dallimin’ tha mes tjerash Daja.
Kur jemi te këto dy skuadra, aktualisht Ballkani ka 29 pikë në tabelë kurse Drita renditet e dyta në tabelë me 22 pikë. /Albanian News