spot_img

Daja i Ballkanit e Mezani i Gjilanit paralajmëron prurje të reja në janar

spot_img

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është prononcuar pas barazimit pa gola me Gjilanin ku ka folur rreth ndeshjes dhe stinorit vjeshtor në përgjithësi.

Ai ka thënë se barazimi ishte epilog real i këtij takimi, duke vlerësuar punën e deritanishme të lojtarëve të tij.

“Besoj që rezultati më i drejtë ishte barazimi. Është java e 33-të që mbaron që nga java e korrikut. Kemi të njëjtën paraqitje historike në Evropë. Kemi vetëm dy humbje, katër barazime e 12 fitore në këtë gjysmëstinor të kampionatit të Kosovës”.

Me gjithë ngarkesën që kemi pasur, me gjithë dëmtimet në këto 33 javë, kemi mbyllur një kampionat më mirë se ai i vjetshmi. Vjet në mos gaboj ishim me pikë të barabarta me pikë me Dritën. Sivjet jemi gjashtë pikë para. Sot na mungonte thuajse një formacion i tërë”.

“E them i tërë sepse edhe largimi i Rrahmanit, Korenicës dhe lëndimi i Emërllahut, kanë ardhur në kohën kur ne nuk mund të bënim merkato. Janë shumë lojtarë. Edhe pjesa tjetër e stolit ka punuar më mirë se vitin e kaluar. Kemi pasur djem relativisht të rinj në bankinë”, ka thënë fillimisht Daja.

Në fund ai foli edhe për afatin kalimtar, duke mos përjashtuar mundësinë e largimeve dhe disa transferimeve të reja.

“Si në çdo ekip, dinamika e merkatos i afron hyrjet dhe daljet. Do të jemi të kujdesshëm sepse kemi cilësi dhe sigurisht kemi kërkesa. Do të ulemi me presidentin dhe drejtuesit e klubit dhe do të vendosim bashkë me politikat e klubit”.

“Mund ta pasurojmë organikën por mund të kemi edhe dalje të 2-3 individëve që ndoshta nuk kanë gjetur hapësirat e duhura. Sidoqoftë, është fundviti dhe i uroj gjithë shqiptarët në të gjitha shtetet, një vit sa më i mbarë për vitin 2024. Vetëm shëndet dhe gjitha të mirat në familjet e tyre”, përfundoi Daja.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka folur pas barazimit 0-0 me Ballkanin duke thënë se ndihen borxhli karshi tifozëve të tyre.

Gjilani mori një pikë të vlefshme në luftën për të siguruar mbijetesën në elitë.

“Si kanë shkuar gjërat, ndoshta nuk do ta kemi si dhuratë këtë pikë, pasi jemi në borxh të madh me tifozët. Janë tifozëria më e mirë në Kosovë. Nuk është tifozëri që ofendon, por mbështet ekipin maksimalisht. Prandaj, jemi borxhli derisa ta dërgojmë në vendin e duhur këtë skuadër”, ka thënë fillimisht Mezani.

Tutje, ai shtoi se kjo pikë e fituar i ndihmon ata që të afrohen më pranë objektivit si dhe tregon që klubi do të përforcohet në janar.

“Na gëzon kjo pikë për të arritur objektivat. Është pikë morali përballë Ballkani. Tani fillon puna më e madhe për ne, pasi jemi të detyruar të bëjmë transferime të duhura në pozita të ndryshme. Do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjet më të mira të duhura”, përfundoi Mezani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img