spot_img

Daja: Nesër do të luftojmë në maksimum për ta bërë më të mirën për futbollin e Kosovës

spot_img

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se ndeshja nesër kundër Bate Borisovit nuk është vetëm një 90 minutësh, pasi sipas tij, nuk ka vlerë nëse nuk luftohet fort dhe Ballkani nuk bën njëjtë si në ndeshjen në “Fadil Vokrri”.

Daja tha se Ballkani pret një kundërpërgjigje të Bate Borisovit, pasi sipas tij, mund të dalin në pozicionin “gjithçka për gjithçka”.

“Eksperienca që kam dhe të gjithë ata që e njohin futbollin dhe e dinë shumë mirë që edhe brenda një ndeshjeje ka luhatje të rezultateve, jo më nga ndeshja në ndeshje”.

“Kemi gjithë javën që punojmë, kemi një grup të përgjegjshëm që nuk është që fluturojnë me një ndeshje pozitive. Duhet të luftojmë fort që atë që ndërtuam në Kosovë ta mbrojmë në ndeshjen e dytë”, tha Daja në një intervistë për gazetarin sportiv të Artmotion, Arlind Sadiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Daja tha se grupet e Conference League nuk kanë rëndësi, pasi siç tha ai, nëse Ballkani nuk luan njëjtë si në ndeshjen e parë, atëherë nuk mund të mendohet për grupet.

“Ndeshje të lehta nuk ka. Ne e kemi eksperiencën si grup dhe mendojmë që duke qenë me këmbë në tokë e duke e shfrytëzuar këtë rast që nuk të jepet shpesh në jetë, nesër do të luftojmë në maksimum për ta bërë më të mirën për ta përfaqësuar Suharekën dhe futbollin e Kosovës, e që deri më tash e kemi bërë denjësisht”, tha ai.

Kujtojmë se Ballkani nesër do të jetë mysafir i Bate Borisov, në ndeshjen e dytë që do të luhet në kuadër të “play-off” të Conference League.

Ndeshjen e parë, Ballkani e fitoi në “Fadil Vokrri” me rezultat 4-1, ku Bates do t’i duhet një fitore prej 3-0 për t’i siguruar vetëm vazhdimet.

NGJARJE TË TJERA

spot_img