Mirlind Daku dhe Rei Manaj janë dy sulmuesit më në formë të momentit të Shqipërisë. Daku e ka ngritur së tepërmi performancën pasi Silvinjo e la jashtë për ndeshjet miqësore të marsit. Një tjetër gol ka shënuar futbollisti shqiptar në përballjen e sotme të Rubin Kazan kundër Ural.
Në minutën e 43 të takimit, Daku ka marrë një pasim thuajse nga mesfusha, ka avancuar i vetëm drejt portës dhe siç po ndodh shpesh në rastet e fundit, ka kaluar të gjithë kundërshtarët dhe ka gjetur golin.
1-0 Daku pic.twitter.com/HTy32D4kPN
— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 29, 2024