Rubin Kazani e ka nisur shumë mirë kampanjën në edicionin e ri të Premier Ligës së Rusisë.
Ata aktualisht po fitojnë 1:3 ndaj klubit Pari NN, ku ylli kosovar i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është më meritori për këtë kapital.
Ai fillimisht realizoi gol në minutën e pestë, ndërkaq asistoi për golin e dytë në minutën e 33-të.
Ndërkaq, për golin e treë ka asistuar shqiptari tjetër por i Austrisë, Dardan Shabanhaxhaj.