Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ka zbuluar të dashurën e tij kroate, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka postuar një fotografi me të dashurën e tij duke vendosur “emojin” e princeshës dhe një zemër të kuqe në përshkrim.
Identiteti i saj është Anđela Šimac, ndërsa ajo njihet si modele në vendin e saj të lindjes në Kroaci.
Tutje, mësohet se tanimë çifti është në lidhje prej disa muajsh dhe duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Ndryshe, Lirim Kastrati luan tek skuadra kroate e Dinamo Zagrebit dhe është një nga futbollistët më të mirë atje.