Federata Shqiptare e Futbollit i ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do të luhet në muajin shtator.
Kuqezinjtë do ta zhvillojnë një lojë jashtëzakonisht të rëndësishme me polakët në rrugëtimin e tyre drejt kualifikimit për në Euro 2024.
Ekipi i Sylvinhos e ka nisur mjaft mirë kampanjën kualifikuese për Evropianin e Gjermanisë dhe synon ta sigurojë kualifikimin në këtë garë për herë të dytë brenda më pak se një dekade.
FSHF-ja ka dhënë detaje tutje për biletat e ndeshjes së 10 shtatorit ,e cila do të luhet në “Air Albania”.
Biletat mund t’i blini në sistemin online në uebfaqen “ebileta.al”, ndërsa është zbuluar edhe çmimi i biletave në bazë të sektorëve.