Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Mediat në Shqipëri raportuan se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feyenoord.
Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet.
Siç duket dhe nga pamjet i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, i pamundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
24.05.2022, Roma🇮🇹 vs Feyenoord🇳🇱, one Albanian injured after fight https://t.co/Fjy3xrlEmQ#ASRoma #feyenoordrotterdam #hooligans pic.twitter.com/AAWlehmLo1
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 24, 2022