Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se Bordi Përzgjedhës ka bërë miratimin e listës së kandidatëve që i plotësojnë kriteret për tu proceduar për testime.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije se testi fizik do të filloj me datën 28.09.2020 dhe do të mbahet në kazermën” Skënderbeu” –në Ferizaj dhe do të vazhdoj me grupe sipas orarit që do të publikohet.
“Orari për testin fizik do të publikohet çdo të premte për javën pasuese, prandaj kërkojmë nga kandidatët që çdo të premte të përcjellin web faqen e MM dhe faqet tjera zyrtare”, thuhet në njoftim.
KËTU gjeni listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për t’u proceduar për testime.