Dan Bilzerian është një ndër meshkujt më të përfolur në gjithë botën për shkak të jetës që bën. Ai është i rrethuar nga dhjetëra vajza të bukura dhe kudo shikohet me to.
Gati çdo ditë, ai publikon në profilin e tij në Instagram foto nga pushimet e tij luksoze që bën në praninë e shumë femrave.
Së fundmi ai ka bërë një postim në Instagram ku kërkon ndihmën e të gjithë fansave, jo vetëm femrave që e rrethojnë.
Ai sapo ka përfunduar autobiografinë e tij dhe tani i kërkon ndjekësve të tij t’i propozojnë disa tituj.
Personi që jep titullin më të bukur do marrë një shpërblim prej 5,000$. Bilzerian ka treguar histori të shumta të jetës së tij në këtë libër, nga pasioni për armë, pokeri e deri tek femrat.