Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme kundër Rumanisë në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se stërvitja zyrtare ka kaluar pa ngarkesë të madhe për futbollistët, por motivi për rezultat pozitiv është maksimal.
“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola.