Kombëtarja U17 e Kosovës, e cila së fundi arriti suksesin e jashtëzakonshëm duke siguruar plasmanin në rundin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, tashmë ka filluar grumbullimet që do t’i zhvillojë gjatë fundjavëve para ndeshjeve shumë të rëndësishme të cilat përcaktojnë fatin e vashave “Dardane” në rrugëtimin e tyre historik drejt Kampionatit Evropian të parë.
Ky është grumbullimi i dytë i vashave të kësaj grupmoshe të cilat po monitorohen me kujdes nga ekipi i trajnerëve me në krye Donald Suxhon.
Kujtojmë se Kosova është në grup me Estoninë, Belgjikën dhe Ukrainën në fazën e dytë kualifikuese, e cila do të zhvillohet mes datave 21-24 prill, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), në Prishtinë.