Barcelona rrezikon të futet sërish në telashe për “fajin” e Frenkie de Jong.
Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, mesfushori holandez nuk dëshiron të largohet nga klubi për në Manchester United.
Kjo gjë do të sillte një problem pagash te Barcelona, gjë e cila do të pengonte klubin të firmoste me lojtarë të rinj. Për rrjedhojë, do të jetë e nevojshme të shiten element të tjerë, megjithëse vlera e tyre ekonomike është më e ulët se ajo e De Jong.