spot_img

Debatik Curri emërohet shef i shtabit teknik te SC Gjilani

spot_img

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar sot emërimin e Debatik Currit në postin e shefit të shtabit teknik të klubit.

Pas një analize të kujdesshme dhe konsultimesh të brendshme, bordi drejtues ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit ish-reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, i njohur për profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim si në arenën vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Në karrierën e tij si trajner, Curri ka drejtuar FC Prishtinën, me të cilën fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, ndërsa ka qenë edhe pjesë e shtabit teknik si asistent i parë te FC Prishtina dhe FC Suhareka.

Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje Debatik Currit dhe shumë suksese në këtë sfidë të re profesionale.

Zyra për shtyp
10 tetor 2025

NGJARJE TË TJERA

spot_img