Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice mbrëmë shënoi dy eurogola ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Siç raporton “defensacentral”, lojtari i “topçinjëve” pas ndeshjes u fut në dhomat e zhveshjes te Real Madridi, shkruan Indeksonline
Ai kishte vetëm një qëllim, ta takonte Luka Modriqin, mesfushorin kroat.
Por, pasi u takua me Modriqin, Declan Rice pati një “problem” me bashkëlojtarin e tij, Thomas Party. Të dy donin fanellën e lojtarit kroat.
Siç shkruhet në portalin “defensacentral”, Luka Modriq i gëzoi të dy lojtarët e Arsenalit, duke ia dhuruar fanellat.
Ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Arsenalit (0:3), zhvillohet javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/