Ballkani shënoi fitore sonte në ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Kosovës triumfuan me rezultatin e pastër 2:0.
Autori i golit të parë të Ballkanit, Meriton Korenica, u shpreh i lumtur për fitoren dhe golin, por shtoi se ende asgjë nuk ka mbaruar.
“Ndjenjë e papërshkrueshme, sidomos për faktin që ndeshja ishte e Championsit. Kemi bërë punë të mirë dhe jemi shpërblyer me fitore. Kemi bërë 50% të punës dhe asgjë nuk ka përfunduar. Na pret edhe ndeshja e kthimit. Ne jemi grup shumë i fortë, janë automatizuar lëvizjet dhe vetëm me një shikim e kuptojmë njëri-tjetrin. Edhe leximi i lojës sonë për kundërshtarin është bërë shumë i vështirë”, tha fillimisht 26-vjeçari.
Ai tutje tregoi se golin ia dedikoi familjes, në veçanti babait të tij, i cili së fundmi është operuar
“Golin ia dedikoifamiljes dhe babait. Ai ka pasur operacion të vështirë së fundmi, të cilin e ka kaluar me sukses. Shpresoj ta kaloi këtë sfidë”, deklaroi Korenica.