Halil Bogaj, një pacient i sëmurë me kancer gjatë trajtimit në Klinikën e Onkologjisë i ka dedikuar një poezi stafit mjekësor.
Poezia “Në Klinikën Onkologjike” është një falënderim i veçantë që pacienti Halil Beqaj ia ka bërë mjekëve dhe infermierëve të cilët janë kujdesur për të.
“Gjeta mjekë dhe infermierë, t’gatshëm për punë kurdoherë – Gjeta motra e vëlla, lum klinika që i ka! Si për këshilla, sugjerime, të kujdesshëm në shërbime – Dijen, shkencën i zbatojnë dhe moralin ia shtojnë – Për ushqim dhe kulturë n’kët’ nivel s’kam pa kurrë”, ka shkruar ai.
Drejtori i Klinikës Ilir Kurtishi e ka falënderuar Bogajn dhe i ka uruar shërim të shpejt.
i