Trajneri i Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dejan Stankoviq, në një konferencë për shtyp në Qendrën e Mediave të stadiumit “Rajko Mitiç” ka folur para ndeshjes së raundit të dytë të kualifikimeve për Champions League në Tiranë, e cila luhet të martën, 25 gusht, në orën 20:00 kundër Tiranës.
“Kemi edhe dy ditë dhe po punojmë që të përgatitemi sa më shumë që të jetë e mundur për ndeshjen e ditës së martë. Ne jemi të njohur me lojën e tyre”, tha ai.
“Unë jam optimist dhe synojmë që hyjmë në fazën e grupeve”, theksoi ndër të tjera. Stankoviq tha se nuk do të ketë tensione në Tiranë.
“ Do të luajmë futboll. Vetë klubet e mbajnë tensionin e tyre, por ky është sport, futboll. Ne shkojmë që të luajmë dhe të garojmë për të sjellë rezultat të mirë në shtëpi. Ne nuk mendojmë për asgjë tjetër. Nuk pres tensione”, ka thënë ndër të tjera Stankoviq.