spot_img

Deklarata e fortë e Baton Haxhiut: Ose do arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi deri në shtator, ose 2 milionë kosovarë kanë probleme serioze!

spot_img

Analisti Baton Haxhiu ka folur sot për situatën pas fitores së Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet e fundit dhe se çfarë pritet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në emisionin “Real Story”, Haxhiu u shpreh marrëdhenia mes Kosovës dhe Serbisë duhet të pëmbyllet deri në shtator, pasi sipas tij nëse sdo ketë marrëveshje do ketë shumë probleme për qytetarët.

“Marrëdhënia Kosovë-Serbi ose ka një fund në shtator, ose një status quo, deri ku ne nuk e dimë. Çfarëdo marrëveshje, qoftë edhe e keqe, është më e mirë se status quo, ku 2 milionë njerëz në Kosovë nuk mund të dalin jashtë, kanë probleme serioze. Marrëveshja është njerëzore, humane, për arsye se një pjesë e njerëzve vuajnë shumë, një pjesë pak, kurse politikanët kanë privilegjin për të dalë jashtë”, tha Haxhiu.

Më tej ai tha se evropianët janë plotësisht kundër, pra ndryshimit të kufijve, marrjes dhe dhënies së territorit. “Evropianët janë kundër shkëmbimeve etnike territoriale. Kjo është rëndësia e këtyre zgjedhjeve, por edhe për faktin se zgjedhjet janë edhe në Maqedoni. Zgjedhjet në Luginën e Preshevës kanë pas një far stimuli për të qetësuar situatën”, tha Haxhiu.

NGJARJE TË TJERA

spot_img